Ligji i për pronat korrigjon vendimet e Strasburgut

Ligji i për pronat korrigjon vendimet e Strasburgut

73
0
Shares

Mazhoranca ka goditur dje interesat e ish-pronarëve ndërkohë që ligji mund të ndëshkohet nga gjykata Kushtetueses pasi është bërë në shkelje të rregullores së Parlamentit duke u votuar në komision pa u krijuar kuorumi.

Bëhet fjalë për projektligjin “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” i cili u miratua në komisionin e Ligjeve vetëm me 8 vota pro nga deputetët e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës janë larguar nga salla, për shkak të kundërshtive që shprehen për ligjin e qeverisë.

Në amendamentet e reja të miratuara nga Komisioni i Ligjeve theksohet se me hyrjen në fuqi të projektligjit të ri, efekti i tij për vlerësimin financiar të pronës do të shtrihet edhe për çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat vendëse, por edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Deputetët e shumicës kanë riformuluar nenin 3, në të cilin sqarohet se edhe çështjet që janë në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Strasburgut, do të trajtohen nga ligji i ri i qeverisë, sipas formulës së re të vlerësimit financiar të kompensimit të pronës. “Gjithashtu, ky ligj shtrin efektet sa i takon vlerësimit financiar, për:

a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë;

b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe ne Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre”, thuhet në ndryshimin e ri të nenit 3.

Po ashtu, në ligjin e ri qeveria synon t’u japë zgjidhje dhe banesave të ndërtuara nga shteti, dhe oborreve të tyre të cilët banuesit nuk mund t’i legalizojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY