Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lezhë & Kukës dy aksidente, vdes adoleshentja dhe një i moshuar plagosen tre të tjerë

28/11/2015
Lezhë & Kukës dy aksidente, vdes adoleshentja dhe një i moshuar plagosen tre të tjerë

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy aksidente kanë ndodhur në orët e pasdites së sotme, ndërsa janë regjistruar dy të vdekur një tre të plagosur.
Aksidenti i parë ndodhi në superstradën Lezhë – Fushë Krujë. Një 14-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy mjeteve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit, ndërsa viktime mbeti një 14-vjeçare me iniciale A. M.
Vajza ka qenë pasagjere në një automjet tip “Renault” me targa AA 512 GY, i cili  humbi kontrollin duke goditur nga pas një kamionçinë me targa AA 371 AM. Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që autovetura të dalë jashtë rruge.
14-vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital, pasi nuk mundi që t’ju shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti, ndërsa dy personat e tjerë të cilët mbeten të plagosur po marrin mjekim në Spitalin e Laçit.
Nga hetimet e para të policisë bëhet e ditur se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit “Renault” i cili rrëshqiti si pasojë edhe e lagështirës në rruge duke humbur kontrollin e për pasojë u përplas me kamionçinën.
Aksidenti tjetër ndodhi në në autostradën Kukës – Morinë. Ky aksident i ka marrë jetën drejtuesit të një automjeti dhe ka plagosur pasagjerin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kukës – Morinë, në vendin e quajtur Kodra e Hazirve, ku automjeti tip “Land Rover” me targë 07594 ka rrëshqitur nga traseja e rrugës duke rënë në humnerë.
Shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilat ka qenë duke udhëtuar automjeti, pas të cilit ka humbur jetën drejtuesi Hysen Isufi 60 vjeç dhe është plagosur dhëndri i tij Azem Hoxhaj 54 vjeç.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë dërguar në spitalin e Kukësit dy të plagosurit, por që njëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte për shkak të plagëve të marra.
Në momentin e aksidentit ka qenë duke rënë shi i dendur, ndërkohë që ekspertët janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident me një të vdekur e një të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.