Një ngjarje e pazakontë është duke ndodhur në Kinë. Një kompani ka vendosur që të nxjerrë në treg, mish nga kafshë të klonuara. Lajmi ka bërë xhiron e botës, ku thuhet se mishi i klonuar do të jetë me cilësi të lartë. Kompania kineze, “BoyaLife”, së bashku me kompaninë koreane-veriore, “Sooam Biotech”, një shoqëri që ka prodhuar 550 këlyshë të klonuar nga viti 2005, kanë themeluar një ndërmarrje të përbashkët, për klonimin e viçave.
Objektivi fillestar i projektit, është që të prodhonte viça në masë. Tashmë parashikohet që të prodhohen rreth 1 milion viça në vit. Nuk përjashtohet as klonimi i qenve, jo për tu ngrënë, por për policinë.
Investimi ka kushtuar rreth 31 milionë dollarë dhe prodhimi pritet që të nisë në vitin 2016. “Ua garantoj-thotë Xu Xiaochun, administratori i kompanisë “BoyaLife” – mishi i vicit të klonuar është më i miri që unë kam shijuar ndonjëherë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/