Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti
Forcat Speciale të Policisë së Kosovës e prangosën Kurtin në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë, ndërkohë që e kishin rrethuar prej disa minutash. Ka qenë hyrja e tyre forcërisht brenda selisë, e cila ka vënë në pranga jo vetëm Albin Kurtin por edhe aktiviste dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, të cilët u gjendni në godinë, në momentin e hyrjes së policisë.
Për Kurtin, prej ditësh ishte firmosur nga gjykata një urdhër arresti, i akuzuar për ngjarjet në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku nuk kanë munguar pengimi i punës së Kuvendit, por edhe hedhjet e bombave tymuese, nga deputetët e opozitës në Kosovë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/