Deputeti Eduart Ndocaj: Të ikë para se të ndëshkohet Prefekti i Lezhës

Deputeti Eduart Ndocaj: Të ikë para se të ndëshkohet Prefekti i Lezhës

78
0
Shares

Deputeti më i ri i Lezhës Eduart Ndocaj, ka kërkuar sot publikisht largimin e prefektit të këtij qarku.
Për Ndocajn, mospjesëmarrja e prefektit në ceremonitë e ditës së Pavarësisë, është e turpshme

Mesazhi i plotë e Eduart Ndocajt në “Facebook”
“Është e turpshme që sot, përfaqësuesit e institucioneve shqiptare nuk njohin e respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë.
Sot, Prefekti Altin Jaku mungoi në ceremoninë e ngritjes e nderimit të flamurit. Me këtë akt ai ka kryer këto veprime:
1. Mos respektim te Kushtetutës dhe Festave Kombëtare.
2. Mos njohjen e Historisë.
3. Mos vlerësim të aktit të Pavarësisë.
4. Mos nderim para flamurit Kombëtar.
5. Politizim të festës Kombëtare.
Në çdo vend të Botës një përfaqësues i tillë duhet të jap dorëheqjen para se të merret mase disiplinore.
Kritikoj edhe deputetët e tjerë të Qarkut Lezhë që s’kanë marrë pjesë sot në festimet e Ditës së Flamurit.
Dita e Flamurit është festë e rëndësishme kombëtare e jo politike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY