Vilson Ahmeti flet për akuzat ndaj tij për CEZ: Dikush do të...

Vilson Ahmeti flet për akuzat ndaj tij për CEZ: Dikush do të mbrojë veten, nuk jam unë ish-kryeministri i akuzuar

150
0
Shares

Ish-kreyministri Vilson Ahmeti, për herë të parë është shpjeguar publikisht për akuzat ndaj tij për lidhej dhe afera të dyshimta abuzive me CEZ.
Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, në emisionin “Debati” në TV “Channel One”, Ahmeti ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se “nuk jam unë ish-kryeministri i akuzuar”.
Përfoljen e emrit të tij në akuzat publike për afera të dyshimta e abuzive me CEZ, ai “ia faturon” “dikujt që do të mbrojë veten”…

Zoti Ahmeti, a mund të na tregoni cili është pozita juaj në atë që u quajt afera e CEZ dhe DIA-s?
Kur më kanë kërkuar shpjegime në mënyrë zyrtare unë I kam dhënë dhe çështja është e mbyllur tashmë.

Keni dhënë dëshmi në prokurori? Cili ishte statusi juaj?
Kam dhënë dëshmi thjesht për dokumentacion.

Emri juaj është përmendur me nënkuptim si një ish-kryeministër I dënuar për korrupsion. Si e përcollën këtë deklaratë dhe nënkuptim të gazetave?
Kryeministra ka pasur shumë. unë nuk kam pasur fare lidhje me çështjen e CEZ sepse nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk jam unë ish-kryeministri i akuzuar.

A keni ndikuar ju që DIA të favorizohet?
Jo, asnjëherë.

Sipas medias ju keni përfituar nga CEZ 170 milionë lekë. A është e vërtetë kjo?
Ajo është kontratë, jo me CEZ por me DIA-n. As shifra nuk është e vërtetë. Ka qenë kontratë pune mes dy kompanive private, në të cilën nuk ka lidhje shteti.

Po vëllai juaj?
Vëllai im ka qenë punonjës në atë periudhë dhe nuk ka asnjë lidhje.

Atëherë përse doli emri juaja? Çfarë ndodhi?
Ndoshta kanë dashur të mbulojnë ndonjë emër tjetër që ka pasur lidhje me çështjen.

E quani të mbyllur këtë çështje?
Besoj se po.

Përse ka dalë dy herë emri juaj, siç e përmenda edhe më lart?
Se di, ndoshta dikush do të mbrojë veten.

Si e përjetoi familja juaj?
Familja dhe kryesisht ime shoqe kanë qenë pranë meje në çdo moment. Përjetonin hallet e punës dhe hallet e mia. Mundohesha që tek familja të mos përcillja shumë hallet.

Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti për gazetarin Roland Qafoku, “në emisionin “Debati” në TV “Channel One”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY