Radarët vertetojnë shkeljen e kufirit turk nga avioni rus

Radarët vertetojnë shkeljen e kufirit turk nga avioni rus

58
0
Shares

Shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga avioni rus u vërtetua edhe nga analiza e gjurmëve të radarëve. Sipas informacioneve të marra nga burime ushtarake turke thuhet se shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga avioni (SU 24) duket qartë nga analiza e gjurmëve.

Avioni rus edhe pse paralajmërohet 10 herë në 5 minuta nga forcat ajrore turke, nuk është larguar nga hapësira ajrore e këtij vendi.

Ndërkohë në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se “avioni nacionaliteti i të cilit nuk ishte i ditur ka shkelur hapësirën territoriale të Turqisë. Pasi është paralajmëruar në 5 minuta 10 herë avioni në fjalë nuk e ka lënë hapësirën e Turqisë. Në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Turqisë dy avionë të ushtrisë së Turqisë të tipit F-16 kanë ndërhyrë duke e rrëzuar atë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY