LSI nuk i ndahet qeverisë, zgjedh mosinvestimet në arsim për të kritikuar...

LSI nuk i ndahet qeverisë, zgjedh mosinvestimet në arsim për të kritikuar buxhetin

54
0
Shares

Projektbuxheti i viti 2016 është duke u diskutuar në komisionet parlamentare, por LSI ka zgjedhur ta kundërshtojë atë, duke përdorur si pretekst, buxhetin për arsimin.
Në funksion të këtij qëndrimi, në mbledhjen e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka vijuar sërish me kritikat, duke kërkuar më shumë investime në arsim. Jo vetëm, kaq, por sipas saj në këtë buxhet është parashikuar ulje e numrit të nxënësve që përfitojnë tekste shkollore falas.
“Ka një ulje të buxhetit për arsimin. Tekstet shkollore falas vjet 120 mijë nxënës, sivjet edhe fëmijët e 3 të familjes numri është më i ulët. Ndërhyrja në objekte shkollore shumë pak. Duhen më shumë investime. Sistemi e-learning nuk është funksional, punojnë me libra. Ja vlen të investohet në teknologji?”, ka shtruar problematikat Mehmetaj.
Ajo u ndal edhe tek arsimi i lartë, ku sipas ligjit të ri parashikohen më shumë bursa, por ndërkohë në buxhet shifra është e njëjtë me vitin e kaluar.
“Bursat janë të njëjta me vitin që shkoi, 7-8 mijë studentë, ligji i ri parashikon më shumë. Është parashikuar ndërhyrje në godinat e studentëve?”, tha deputetja e LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY