“Dëgjojmë se flitet poshtë se kërkojnë lekë për partinë… Unë jam krenar për një fakt tjetër, se nuk mund të thotë asnjë kandidat për deputet, apo për kryetar bashkie, se për të qenë i pari, i dyti, apo i treti në listë, ka paguar lekë në dorë apo nën dorë, te partia…”.
Deklarata e sotme e kreut të LSI-së, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie, lë vend për diskutim…
Vini re!
“Askush nuk mund të thotë…”, thotë Meta… Që nuk do të thotë se nuk ka paguar, pavarësisht se e thotë apo jo…!
Por nejse!
Një gjë është më se e sigurt…!
Megjithëse askush “nuk mund të thotë se për tu bërë kandidat për deputet, apo për kryetar bashkie, apo për të qenë i pari, i dyti, apo i treti në listë, ka paguar lekë në dorë apo nën dorë, te partia…”… te LSI, të gjithë i falen ATIJ…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/