Familja Cali: Shteti pastroi provat për Armando Prengën

Familja Cali: Shteti pastroi provat për Armando Prengën

59
0
Shares

Pjesëtarë të familjes Cali kanë reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-deputetin Armando Prenga.

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës. Vendimi konfirmon faktin se nuk jepet drejtësi.

Dje na u dha një tjetër goditje e rëndë, pasi u lirua autori që gjuajti me armë në komisariat, ndërkohë që të dëmtuarit mbahen në burg. Na u tha, ju që jetoni me djersë dëmtoni shoqërinë. Na u tha, jeni shembull i keq në këtë shoqëri. Shteti na goditi më 4 shtator, e ndërsa dje shteti politik na goditi me padrejtësi e manipulime.

Të veshurit me pushtet i lejoi të pastrojnë provat, i vuri në dispozicion ekspertizën e drejtësinë, ndërsa ne na la në baltë të vetëm kundrejt pushtetit”, shprehet familja Cali.

Pak muaj më parë, ish-deputeti Prenga pati një konflikt me vëllezërit Cali në afërsi të Komisariatit të Kurbinit, ku nuk kurseu as përdorimin e armëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY