DOGANA/Ikin 15 drejtorë, 3 drejtues degësh pranë largimit

DOGANA/Ikin 15 drejtorë, 3 drejtues degësh pranë largimit

248
0
Shares

Valë e madhe shkarkimesh në dogana pas vizitës pa lajmërim të kryeministrit Rama në dogana disa ditë më parë, i cili edhe vet paralajmëroi se do të ketë largime për shkak të performancës së dobët që ka ky institucion.

Njëzet e një drejtues të lartë të Doganave janë pezulluar pa afat për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo furtunë shkarkimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vjen e paralajmëruar pas një “inspektimi” që kryeministri pati javën e kaluar në këtë institucion. N ëlistë janë 15 drejtorë, 3 drejtues degësh dhe disa zyrarë të lartë duke arritur në 21 nurmin e të gjithë zyrtarëve të larguar.

Largimet dhe pezullimet vijnë menjëherë pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës. Besohet se pas largimit nga puna mund të nisë për ta procedim për korrupsion.

Për 15 drejtorët e pezulluar ende nuk janë zëvendësuar me emra të rinj ,por për momentin kompetencat e tyre i kanë kaluar çdo drejtorie përkatëse.

Në pritje të një vendimi të Komisionit Disiplinor janë edhe 3 kryetarët e degëve në Fier, Sarandë dhe Vlorë në vend të të cilëve ushtrojnë funksionin si të komanduar përkatësisht Artan Sulejmani kreu i degës Sarandë, Edison Konomi në Fier dhe në Vlorë Mirarbër Teneqexhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY