Në foto, i ati i Mariglen Dervishllarit dhe shtëpia e tij
Mariglen Dërvishllari, shqiptari që u vra në Siri vetëm pak ditë më parë ka kaluar nga Rinasi për të shkuar për së dyti në vendin e ISIS.
Por babai i tij duke folur për vizion plus thotë se policia e ndaloi në Rinas dhe më pas e liroi të ikte.
“E mbajtën 1 orë në Rinas dhe e këshilluan për të mos ikur. Po të më lajmëronin nuk do ta kisha lënë të ikte”, tha ai gjatë intervistës duke hedhur dyshime në zbatimin ligjit i cili ndalon të qytetarët shqiptarë të përfshihen në konfliktet që ndodhin në vende të tjera.
27 vjeçari nga fshati Rëmenj i Pogradecit ishte larguar nga Shqipëria për në Turqi më 24 tetor të vitit te shkuar, nëpërmjet aeroportit te Rinasit dhe më pas kishte shkuar në Siri.
“Marigleni na tha se po iktë të mësonte gjuhen arabe”, tha i jati, ndërsa pohon se nuk ka dijeni per rekrutimin e te birit ne radhët e ISIS. I ati i Mariglenit tregon gjithashtu se nuk ka mundur që të konfirmoje te vërteten e kësaj ngjarjeje dhe kërkon vetëm kthimin e trupit te tij.
“T’i jellin kockat. Por edhe atë nuk e ka për detyrë njeri të na e bëjë”, thotë me dëshpërim i ati gjatë rrëfimit për të birin e vrarë në luftën më të egër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/