Kryeministria sqaroi përmes portalit Transparenca.al një njoftim të opendata sipas të cilit paratë për udhëtimet jashtë të Ramës merren nga fondi i dëmshpërblimit të të burgosurve pa faj. Sipas tyre, bëhet fjalë për një gabim njerëzor.
“Llogaria e kontabilitetit, e cila i përket shpenzimeve të udhëtimeve, identifikohet nga numri “6024200”. Ndërkohë që llogaria e përdorur gabimisht në pagesën e shpenzimeve është llogaria me numër “6027200” që i përket shpenzimeve për kompensim për burgosje të padrejta. Sa më sipër vihet re qartë që është kryer një zëvendësim i pavullnetshëm të numrit 4 me numrin 7, duke i kontabilizuar shpenzimet në një llogari të gabuar,” thuhet në sqarim.
Por Open Data Albania, që publikoi lajmin e para, thotë se këto nuk janë thjesht gabime.
Ata kanë sjellë një rast tjetër ku pagat e ujësjellësit paguhen me paratë për subvencionin e librave shkollorë.
ODA sqaron se asnjë prind nuk ka marrë subvencion për librat, të paktën sipas Thesarit të Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/