Armando Prenga dhe Ballisti janë vendosur përballë njëri tjetrit në rrjetet sociale pas lirimit nga burgu të deputetit socialist që akuzohet për plagosje me armë pa leje.
Prenga ndodhet i arrestuar qe prej 5 shtatorit, pas konfliktit me armë me familjen Cali për Lagunën e Patokut.
Ai u lirua sot pas një vendimi që mori Gjykata e Lartë me relatore gjykatësen Mirela Fana.
Ballisti, Ismail Morina u arrestua dy ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi në Elbasan dhe u mbajt në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje edhe pasi kishte kërkuar mbrojtje nga policia shqiptare dhe i ishte refuzuar.
Në montazhin e mësipërm evidentohet diferenca në vendime të gjykatësve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/