FIER/Vrasja e biznesmenit, arrestohet Skënder Krasniqi

FIER/Vrasja e biznesmenit, arrestohet Skënder Krasniqi

326
0
Shares

Policia e Fierit ka vënë një person në pranga sonte ne lidhje me vrasjen e biznesmenit 82 vjecar. Policia ka arrestuar Skënder Krasniqin, 37 vjec me dyshimin se ka vrarë Nevruz Likometaj para 2 ditësh.

Likometaj u gjet i mbështjellë me një carcaf në një kazan plehrash pasi ishte ekzekutuar më parë.

Policia e Fierit pak orë para arestimit të Krasniqit, zbardhi detaje të tjera nga vrasja e ish-kreut të shoqatës së transportit nje ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se kufoma e tij është gjetur ditën e dielë (dje) rreth orës 16:00 pasi është njoftuar patrulla e policisë së komisariatit të Policisë Fier se në një kosh mbeturinash në rrugën “Mal Nito” në lagjen “8 Shkurti” Fier , është konstatuar një kufomë e mbështjellë me një çarçaf të bardhë.

“Viktima është identifikuar si shtetasi: Noke Likometaj, 82 vjeç, banues në lagjen ‘8 Shkurti’, Fier”.

Policia saktëson se nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY