Është mbjellë prej disa muajsh. Është rritur mbi gjysëm metri por askush nuk e ka vënë re nga policia, kryeplaku, informatorët e policisë.
Sot 6 persona janë arrestuar në Lushnjë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të një hapësire toke prej 6 dynymësh të mbjellë me kanabis. Sasia e drogës u zbulua në kuadër të operacionit policor “Kadie”, në fshatin Kadiaj, i ndodhur rreth 5 kilometra nga qyteti i Lushnjës.
Droga ishte mbjellë në pronë e tyre dhe sipas informacioneve policore, u konstatuan rreth 12.470 rrënjë Cannabis Sativa.
Policia ka deklaruar se personat bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke kultivuar bimët narkotike në 4 sera.
Parcela e mbjellë me kanabis ndodhej në brendësi të fshatit, pranë rrugës nacionale.
Emrat e të arrestuarve sipas Policisë:
Ferdinand Kadillari
Xhuliano Kadillari
Mimoza Kadillari
Zenel Arapi
Hajdar Arapi
Alban Arapi
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: Kristaq Kadillari
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/