Tiranë, alarm për bombë pranë xhamisë së Et’hem Beut

Tiranë, alarm për bombë pranë xhamisë së Et’hem Beut

138
0
Shares

Një cantë e dyshimtë pranë xhamisë në qendër të Tiranës ka alarmuar forcat e policisë dhe qytetarët që kalojnë në shesh. Blutë e kryeqytetit brenda pak castesh evakuuan të gjithë të pranishmit në zonë dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

Nga kontrolli që ekspertët xhenierë i bënë çantës rezultoi se brenda saj kishte sende personale. Nuk është hera e parë që në zona të ndryshme të Tiranës është ngritur alarmi për bombë pasi qytetarë të ndryshëm kanë harruar çantat në rrugë. Çanta ngjyrë blu ishte harruar në trotuar pranë një stacioni autobusi.

Megjithatë, cantat e vetmuara në kontestin e këtyre ditëve janë sinjale alarmi të justifikueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY