Debate të ashpra në komisionin e Sigurisë kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po raportonte për kodin e ri të Etikës, kanë cuar në ndërprerjen e mbledhjes së këtij Komisioni.
Deputeti i PD, Flamur Noka i tha ministrit se je vetë një ndër personat që ke shkelur etikën. “Je trafikant, mashtrues dhe i pafytyrë”, i ka thënë Noka ministrit. Më pas ka ndërhyrë kryetari i komisionit Spartak Braho duke i kërkuar Nokës që të ndalojë ndryshe do ta nxirrte jashtë. Noka është përgjigjur se nuk mund të lejonte askënd që ta gënjente sy më sy, duke pasur parasysh sërish ministrin Tahiri.
Debatet sërish nuk janë ndaluar dhe atëherë Braho ka ndërprerë punën e komisionit.
Flamur Noka: Ti je jë trafikant, mashtrues dhe i pafytyrë, dogjët laboratorin e drogës për të fshehur provat. Ke 2 vite që shkel kodin e etikës.
Spartak Braho: Do ikësh jashtë nga Komisioni, Flamur
Lutaj: Nxirrni kamerat jashtë se pushon vetë Flamuri.
Noka ka deklaruar nderrkaq se nuk mund te qendroje minister nje person qe i kerkon falje trafikanteve. “Nuk e kapa une por e kapen partneret”, tha ai. Ne vijim ai i ka thene Tahirit se je hajdut kasetofonash dhe perdorues hashashi, ke tentuar te vetvritesh.
Noka ka deklaruar se pergjimin do ta nxjerre ne senace plenare. Ministri Tahiri i ka kerkuar te ruaje etiken por Noka ka vijuar debatin. “Nuk mund te me kerkosh te ruaj etiken kur makina juaj eshte perdorur per trafik”, ka deklaruar Noka
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/