Kryeministri Rama ka shkarkuar sot në mëngjes 3 nëndrejtorë të doganave pas një vizite të shpejtë në Drejtorinë e Përgjithshme të këtij institucioni, njofton news24.
Pra se të vijonte në fshatrat e Fierit dhe të Vlorës që u përmbytën në fillim të këtij viti, ai ka ndaluar në institucionin që siguron një përqindje të lartë të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Përgjatë bisedës me drejtuesit kryesorë ai edhe ka komunikuar vendimin e tij për largimin nga puna të 3 nëndrejtorëve.
Ai deklaroi se doganat janë institucioni më i dobët. Sipas tij priten edhe shkarkime të tjera në nivele të larta drejtuese në të gjitha degët e vendit.
Në korrik të këtij viti u emërua drejtoresha e re Pranvera Fagu e treta në këtë post gjatë dy viteve të qeverisjes së PS.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/