Pamje nga ambientet e brendshme te zyres se Kryeministrit
Buxheti i vitit 2016 parashikon 343% rritje për shpenzimet e,kryeministrisë në krahasim me vitin 2015. Rritja e jashtëzakonshme e fondeve për shpenzime administrative është shoqëruar me ulje të fondeve për infrastrukturë e arsim. Shpenzimet për aparatin e kryeministrisë përcaktohen mbi 3.1 miliardë lekë nga 715 milionë lekë që ishin në buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Fondet për arsimin dhe infrastrukturën kanë pësuar rënie të fortë. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka pësuar një shkurtim fondesh 32 për qind për vitin që vjen në krahasim me planin e rishikuar të këtij viti.
Fondet për arsimin janë shkurtuar me 10%, duke e çuar kështu financimin për nevojat arsimore në raportit me PBB vetëm në 2.3%, në nivelet më të ulta historike, shkruan monitor.
Janë shkurtuar me 20 për qind fondet për Ministrinë e Integrimit dhe nuk ka rritje për ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkaq është rritur buxheti për tre ministri të tjera. Ministria e Bujqësisë do të thithë 24 % më shumë fonde se sa vitin e kaluar ndërsa Ministria e Ekonomisë që drejtohet nga Arben Ahmetaj i rritet buxheti me 42% më shumë se në 2015. Edhe fondi për Ministrinë e Mjedisit është rritur me mbi 50%.
Fondet janë rritur edhe për Ministrinë e Kulturës me 19 % dhe atë të Drejtësisë me 20%.
Fondet janë rritur edhe për Radio Televizionin Shqiptar me 58 % dhe për INSTAT me 26%.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/