Basha projekton zgjidhjen e krizës: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshme

Basha projekton zgjidhjen e krizës: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshme

58
0
Shares

Opozita ka futur në axhendën e saj zgjedhjet e parakohshme duke shënuar kështu një nivel të ri të përballjes me qeverinë Rama. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot pas një takimi me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu se zgjedhjet dhe një qeveri teknike janë tashmë opsione që po shqyrtohen në kabinetin shefit të opozitës.

“Zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike është një ndër opsionet që PD shtron në tavolinë, por sot për sot ne insistojmë në aksionin tonë politik me ligjin për dekriminalizimin”, tha Basha

Ai i bëri thirrje për refleksion Kryeministrit Rama. “Nëse nuk ka refleksion, bashkëpunim për dekriminalizimin, atëherë nuk mbetet gjë veçse ta përballim qeverinë me vullnetin e qytetarëve në gjithë format dhe mënyrat deri në largimin e saj”, tha Basha.

Ai garantoi se ka mbështetjen e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, teksa tha se “partnerët na garantojnë se do bëjnë gjithcka për objektivat tona të drejta, që janë njëherësh edhe të shqiptarëve dhe jo të një partie politike.

Unë dhe shqiptarët dhe partnerët e shohin që ora e vendimarrjeve të mëdha po vjen, do i marrim bashkë me kundërshtarët politikë, apo pa ta, kjo është në dorën e tyre. Ndaj unë i bëj thirrje të fundit reflektojnë pa vonesë për dekriminalizimin, gjendjen e mjerë të ekonomisë shqiptare, ose do përballen me aksion masiv politik”- tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY