Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit në dogana që bëri Kryeministri sot në mëngjes. “Kokoshi 200 milionë, sipas raportimeve në media paska pranuar sot kontrabandën dhe vjedhjen masive në dogana, por si gjithmonë me hile, u përpoq për ta kthyer edhe këtë vjedhje prej 1 milionë dollarë në ditë në propagandë.
A mund të bëhet kontrabanda propaganda??? Kokoshi 200 milionë mendon se po!
E vërteta që e dinë të gjthë është se kontrabandën e cigares e të naftës e bën Edi Rama, jo ca drejtorë. Ai e ngre traun e doganës për miqtë e tij, për oligarkët e naftës e të cigareve.
Kryekontrabandisti numër 1 është Edi Rama, drejtorët janë ushqim për propagandë”, ka deklaruar Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/