Kandidati për kreun e FRPD Ervin Salianji, ka fituar sot edhe në votimin që është bërë nga të rinjtë demokratë të Kavajës. Kjo është fitorja e dytë, pas asaj të djeshmes në Vlorë.
Në këtë garë, veç Salianjit, garojnë edhe Belind Këlliçi, Oriela Nebijaj, Enri Çeno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha.
Fitoren në Kavajë Ervin Salianji e ka lajmëruar edhe vetë në “Facebook”, ku shkruan…
“Sot fitorja e dytë, pas Vlorës së Pavarësisë edhe Kavaja e protestave të para antikomuniste në Shqipëri, më dha besimin me anë të votës.
Avantazhi si me i votuari veç sa ma shton angazhimin për të punuar më fort dhe për të bashkëpunuar më gjerë. Me ata që më votojnë, ose jo. Në fund, qëllimi është i njëjtë për të gjithë. Së bashku për një Forum të Ri dhe një Shqipëri që është e Jona!
Nesër në orën 2 takohemi në Mat”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/