Presidenti i Francës, Hollande sapo mbajti një deklaratë për shtyp duke i kërkuar të gjithë forcave ushtarake të sigurojnë vendin dhe qytetarët. Presidenti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe Franca ka vendosur të mbyllë të gjithë kufinjtë.
Përballë terrorit francezët do të tregojnë forcën dhe bashkimin, tha Hollande.
Ende nuk ka një numër të saktë të viktimave ndërkohë që BFM tv që transmeton në kohë reale nga Parisi thotë se pak caste pas gjakderdhjes në restorant dhe shpërthimeve në afërsi të stadiumit Stade de France, të paktën 60 perosna kanë kërkuar ndihmë në urgjencat e qytetit. Disa media franceze shkrujanë për rreth 40 të vdekur.
Presidenti francez mblodhi pak minuta më parë këshillin e Ministrave ndërkohë që mediat amerikane referuar shërbimeev sekrete të këtij vendi flasin për një akt terrorist të llogaritur mirë.
ISIS ka marrë përgjegjësinë e terrorit në Paris dhe sipas mediave ndërkombëtare ata po e festojanë tragjedinë e Parisit në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/