Sot tregtaret e Tiranes, Korçes, Fierit ne revolte kunder ligjit te eger e armiqesor te Edi Rames!
Te dashur miq, revolucioni demokratik kunder regjimit te banditeve me ne krye Edi Ramen, vazhdon. Sot me qindra e mijera tregtare te vendit nuk hapen bizneset e tyre por te revoltuar mbushen sheshin para kryeministrise ne Tirane dhe sheshet e qyteteve ne Korçe dhe Fier dhe me guxim protestuan kunder ligjit armiqesor dhe ndeshkues ndaj bizneseve, ligj i cili nuk ekziston as ne regjimin e juntave me te egra.
Sipas ketij ligji, biznesmenet gjobiten menjehere me 10 milione leke per çdo mosperputhje te dokumentave qe mund te gjendet gjate kontrollit, burgosen si ne asnje vend tjeter te planetit per mos pajisje me kupon ose cdo parregullesi tjeter. Sipas ketij ligji mbi 105 mije familje ne fshat nuk do shesin dot me pa kupon prodhimet e tyre, pra de fakto nuk do te dalin dot me ne treg.
Mbeshtes dhe pershendes fuqimisht revolten legjitime te biznesmeneve kunder ligjit armiqesor absurd te Edi Rames dhe qeverise, qe ai, ne regjimin e tij te banditokracise e ka shnderruar ne nje organizate te vertete kriminale.
Ju bej thirrje bizneseve te mbare vendit, te bashkohen pa asnje dallim partiak ne revolten e tyre jetike per te mbrojtur interesat legjitime te bizneseve te tyre, si gjenerator mireqenieje jo vetem per familjet e tyre por per mbare shoqerine shqiptare. Ju bej thirrje qytetareve te bashkohen me revolten e bizneseve per te shpetuar dhjetera mijera vende pune dhe jetesen e dhjetera mijera familjeve shqiptare!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/