Kryeministri Rama pavarësisht se kundërshton faktin se deklarata e tij për mosndryshim të qeverisë u rrëzua nga largimi i Nacos tha se nuk përjashtoj ndryshime me dorëheqje. Ai dha një deklaratë të gjatë sot pas takimit të koalicionit që u zhvillua tek vila 31.
Ju thatë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri por nuk doli e verëtteë, ministri i Drejtësisë është ndryshuar tashmë?
Kjo është fanatzi. Nuk ka ndodhur dhe është në vazhdën e asaj që thashë. Ministri i drejtësisë ka dhënë dorëheqjen, ka shprehur arsyet dhe është zgjedhur menjëherë ministri tjetër. Nuk bëj ndryshime në qeveri por nuk kam thënë se asnjë ministër nuk ka të drejtë të rikonsideroj pozicionin e tij dhe të japë dorëheqjen.
Ka mungesa të deputetëve të LSI në Parlament?
Raportin dhe qëndrueshmërinë e tregojnë votimet dhe jo prezenca gjatë drekës dhe pas drekës.
Meta e bëri fakt të kryer ndryshimin e qeverisë?
Zgjedhja e ministrit të ri të drejtësisë është bërë me vullnetim tim të lirë.
Meta thotë se do të ketë edhe ndryshime të tjera?
Keni mbetur të zhgënjyer kur unë kam thënë një gjë dhe ka ndodhur një gjë tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/