Rama luan bilardo në Lezhë, kuponin “e paguan” me një shkelje syri...

Rama luan bilardo në Lezhë, kuponin “e paguan” me një shkelje syri gazetarëve

88
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë gjatë pasdites së sotme në kuadër të prezantimit të formatit,  “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.
Në pritje të fillimit të takimit Rama zgjodhi një bilardo ku për pak minuta ai luajti me një qytetar.
Por fati për të marrë pike nuk ishte me të, pasi fitoi qytetari.
Ai më pas u pyet nga gazetarët nëse e pagoi kuponin tatimor, por kryeministri iu përgjigj me një të luajtur syri.
Më pas Rama mori pjesë në takimin në pallatin e kulturës nga ku deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se reformat kanë nisur të japin sukses.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY