Manjani votohet në parlament, merr 81 vota

Manjani votohet në parlament, merr 81 vota

71
0
Shares

Parlamenti miratoi sonte vonë dekretin e Presidentin për emërimin e Ylli Manjanit, ministër Drejtësie. Dekreti kaloi me 81 vota pro, 27 vota kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa dekreti i Presidentit për shkarkimin e Nacos mori votë unanime, 104 vota pro dhe 2 abstenime.

Seanca e sotme miratoi me 78 vota pro, 31 vota kundër dhe 1 abstenim projektligjin ‘Për planin afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025″.

Me 111 vota pro deputetët miratuan ratifikimin e protokollit nr. 15, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, ndërsa me 105 vota u miratua ratifikimi i marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase ‘për mbrojtjen shoqërore’.

Me 78 vota pro dhe 24 vota kundër Kuvendi miratoi projektligjin “Për efiçencën e energjisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY