Manjani “betohet” para Naços së dorëhequr: Do të vazhdojmë aty ku e...

Manjani “betohet” para Naços së dorëhequr: Do të vazhdojmë aty ku e latë ju

79
0
Shares

Ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani ka marrë në dorëzim sot zyrtarisht detyrën. Ka qenë paraardhësi i tij Nasip Naço, i cili në një ceremoni në ambientet e ministrisë që ai do të drejtojë, i ka lënë zyrtarisht stafetën pasardhësit.
Në ceremoninë dhe fjalimet e kortezisë, Naço theksoi se ai kishte nisur një sërë reformash në sistemin e drejtësisë.
“Kënaqësi që dhashë kontributin tim në këtë proces”, u shpreh Naço.
Ndërsa Manjani në fjalimin e tij ka demonstruar vazhdimësi dhe besnikëri në rrugën pararendësit të tij.
“Shpreh mirënjohjen time për punën tuaj. Do të vazhdojmë aty ku e latë ju. Shpreh vendosmërinë për të çuar më tej rekomandimet e raport-progresit”, ka tingëlluar si një “betim” para Nasip Naços së dorëhequr, deklarata e Ylli Manjanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY