Policia e Tiranes la të lirë sonte Oliver Gjoken pas pyetjeve përgjatë disa orëve në paraburgim për shkak të dyshimit se ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur ne Linze, dy ditë më parë.
Ai u ndalua përgjatë aksionit të gjerë të policisë që në orët e para të së premtes dhe u lirua pasi u konstatua se nuk kishte lidhje me vrasjen e Enton Nikajt ne Linze.
Policia thotë se nga dëshmia e Gjokës dhe pyetja e te afermeve por edhe verifikimeve shkencore nepermjet telefonit është gjetur se ai nuk ka qene ne Linze se bashku me Ervis Martinaj, Bujar Hasanin dhe Emiljano Nina e me te arrestuarin Mirsad Kucanaj. Pas marrjes se deshmise dhe verifkimeve te kryera eshte urdheruar te lihet i lire 29 vjecari Gjoka shok dhe i njohur i Ervis Martinajt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/