FOTO/Kapen 130 kg kanabis në Portin e Durrësit

FOTO/Kapen 130 kg kanabis në Portin e Durrësit

63
0
Shares

kanabis posrt durr1

kanabis port durres3

Policia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur dje kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të mëposhtëm:

• Besnik Goxho 49 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:

Më datë 12.11.2015, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip kamion me targa AA 525 CV dhe trajler me targa ACR 185, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

• 109 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë 130 kg bashkë me amballazhin.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY