Eduart Ndocaj: Unë kandidat për deputetë edhe në vitin 2017 për çdo...

Eduart Ndocaj: Unë kandidat për deputetë edhe në vitin 2017 për çdo forcë politike, por jo për Ilir Metën

100
0
Shares

Deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet edhe në vitin 2017. Për këtë ai ka shprehur gatishmërinë, se do të kandidojë për çdo forcë politike që do i bëjë një ofertë.
“Do të jem kandidat edhe në vitin 2017. Jam i gatshëm, që për qytetarët e Lezhës, të kandidojë për çdo forcë politike që do të më bëjë një ofertë”, është shprehur Ndocaj për Arian Çanin, në emisionin “Zonë e Lirë”.
Duke shpjeguar se ka marrëdhënie të mira edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, me të cilin është takuar dhe kishte marrë falënderime për fitoren e bashkisë së Lezhës, Ndocaj ka shprehur rezerva, dhe mosdakordësi për të kandiduar për Ilir Metën.
“Nuk e kam takuar asnjëherë Ilir Metën. Për Ilir Metën…, nuk besoj se mund të kandidojë”, është shprehur Ndocaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY