Një lajm se mbi vilën e Ramës në Surrel ka kaluar një dron ka vënë gadishmëri policinë ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke deklaruar se nuk ka qënë dron por kanë qene disa helikopterë të ushtrisë që bëjnë stërvitje.
Megjithatë forca të shumta të policisë u vunë në alarm dhe kanë rrethuar sot pasdite vilën e Ramës. Objekti fluturues mbi vilën e kryeministrit në një orar të pazakontë, alarmoi Gardën e Republikës e cila u vu në gadishmëri dhe rrethoi vilën e Ramës, i thanë Panoramës disa burime të besueshme.
Garda e Republikës thuhet se s’ka qenë në dijeni për vendin se ku do të kalonin mjetet e ushtrisë së Ministrisë së Mbrojtjes që do të kryenin stërvitjen ushtarake. Por raportohet se Policia e Shtetit ishte në dijeni për axhendën e stërvitjes kurse Garda e Republikës jo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/