Droni çon në ferr xhihadistin Jon

Droni çon në ferr xhihadistin Jon

46
0
Shares

Njeriu më i kërkuar në botë, xhelati I pengjeve nw Siri, Xhihadisti Xhon besohet se është vrarë në një sulm me dron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se janë 99 përqind të sigurt që kanë vrarë në Siri britanikun Mohammed Emwazi, i njohur për ekzekutimet e tij barbare.

Sulmi me dron ndodhi në kryeqendrën e Shtetit Islamik, në Raka. Një burim i lartë zyrtar amerikan tha se kishin kohë që po e gjurmonin. Një raketë thuhet se e ka “avulluar” atë, teksa po hipte në makinë.

Militanti kishte lindur në Kuvajt, por u vendos në Britani kur ishte 6 vjeç. Ishte një goditje e pastër dhe pa asnjë gabim.

Megjithatë shanset për të konfirmuar vdekjen e tij janë të pakta, pasi trupi i tij është bërë shkrumb e hi, raporton Daily Mail. Inteligjenca amerikane dhe britanike tani duhet të përgjojë militantët e tjerë, për të verifikuar këtë lajm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY