Si fitoi Ylli Manjani 20 milionë lekë në gjykatën e Tiranës kundër...

Si fitoi Ylli Manjani 20 milionë lekë në gjykatën e Tiranës kundër një gazete

284
0
Shares

Një gjyq i zhvilluar në vitin 2004 mes kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano dhe dy këshilltarëve të tij Ylli Manjani dhe Agim Isaku me gazetën Koha Jonë kuptohet qartë se si gjykata mund të godasë median jo vetem me Kodin Penal por edhe me atë Civil.

Dhejtë vjet më parë ministri aktual i Drejtësië Ylli Manjani ka hedhur në gjyq të përditshmen Koha Jonë për fyrje dhe akuza të paqëna. Është një moment tani për të kuptuar nëse këshilltari i atëhershëm është gati të heqë dorë nga ndryshimet në kodin penal dhe ashtu si Naco ti kundërshtojë ato.

Gjyqi u zhvillua mbi një artikull të botuar nga kjo gazetë lidhur me një VKM që nuk ishte bërë publik.

Pas botimit të shkrimit Fatos Nano, Agim Isaku dhe Ylli Manjani, kanë paraqitur një padi në gjykatë, me anë të të së cilës kërkojnë shpërblimin e dëmit jopasuror të pësuar si rezultat i cënimit të nderit dhe të personalitetit në shumën 4 (katër) milion lekë, të shaktuar nga shkrimi me titull “Shqiptarë vini kujen!”, i batuar në gazetën “Koha Jonë”, të datës 4 Shkurt 2004.

Cfarë thuhej në shkrim:

Në gazetën “Koha Jonë” të dt. 04 Shkurt 2004, në faqen e parë është botuar shkrimi me titull “Shqiptar vini Kujen!”. Në këtë artikull janë përdorur në drejtim të paditësave fjalë e shprehje të tilla si :

-“Fatos Nano, kryeministri i vendit nuk ka më pikë morali”;

• “Fatos Nano ka shpërblyer sejmenët e vet, Agim Isakun, Ylli Manjanin, etj…, me firmën e tij”

• “…kjo vjedhje e taksapagueve shqiptarë ka ndodhur vetëm pesë ditë pas tragjedisë së Karaburunit”

• “A thua se këta të shkretët Fatos Nano, Agim Isaku, Ylli Manjani, etj…, kanë qenë në gomone?!”

• “Fatos Nano ka shkelur ligjin”

• “Turp kur një kryeministër shkel ligjin! Më turp kur këtë ligj e shkel për të shpërblyer vetveten!”

• “Gjë që do të thotë se janë marrë nga kursimet e shqiptarëve! “Kjo është vjedhje!”

• “Nuk u mjaftojnë qeveritarëve tanë dhuratat e çmuara, përfitimet nepotike, lidhjet e miqësitë,… lidhjet me trafiqet e krimin e oraganizuar, korrupsioni e përfitime të tjera të pamerituara, por duan ta rrjepin deri në fund paranë!”

• “Pas kësaj nga këta mamuthë duhet të ruhemi.”

• Kjo është qeveria që na drejton me në krye Fatos Nanon!”

Analiza e gjykatës, sqarimi prej saj i fjalës “sejmen”:

Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme, botim i Akademisë së Shkencave të RSH, Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë, viti 2002, fjala “fyerje” do të thotë : “poshtërim prekje në nder a sedër” (fq. 371 e Fjalorit), ndërsa fjala “shpifje” do të thotë : “trillim i qëllimtë i gjërave të paqena, për t’i përlyer dikujt emrin e mirë, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, ose për tëv njollosur diçka.” Gjithashtu, në përcaktimin e këtij fakti, Gjykata ka parasysh faktin se këta persona janë persona politikë (Kryeministri i vendit dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë Shetit).
Gjykata çmoi se për sqarimin e fjalës “sejmen”, është mëse i qartë sqarimi i bërë në faqen 1169 të Fjalorit të Shqipes së Sotme, botim i Akademisë së Shkencave të RSH, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, viti 2002. Sipas këtij Fjalori fjala “sejmen” në shqip do të thotë :

“-ai që shkon prapa një beu, etj…, për t’i shërbyer si roje dhe për t’i zbatuar urdhërat e dëshirat e tij,

-ai që i shërben verbërisht dhe si mercenar dikujt. (kuptimi figurativ)”.

Gjykata vëren se, në rastin konkret, paditësit z.Fatos Nano, z.Agim Isaku dhe z.Ylli Manjani janë zyrtarë të Shtetit dhe ata i shërbejnë vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të RSH dhe jo një personi konkret, i cili nga ana e tij, në pozicionin që mban si Kryeministër i vendit (z. Fatos Nano), nuk mund të identifikohet kurrësesi me figurën e “beut”, apo paditësit e tjerë me figurën e “rojes” apo “të mercenarit”.

Dënimi që mund të vinte nga fjala “mamuth”

Gjykata çmon se me këto shprehje janë etiketuar me një emër të papërshtatshëm (mamuthë), e cili në konkekstin e përdorur në artikull, e ka kaluar cakun e lejuar nga rendi juridik (Kushtetuta, Konventa dhe ligjet e tjera ) dhe zakonet e mira, që janë në fuqi në RSH, dhe nuk synon thjesht informimin e publikut për punën e liderëve politikë, por ka sjellë si pasojë cënimin e nderit dhe të personalitetit të paditësave.

Gjithashtu Gjykata çmon se, me shprehjet e përdorura më sipër nga gazeta “Koha Jonë”, paditësit janë akuzuar për vepra të ndryshme penale si p.sh. vjedhja ose trafiqe ilegale.

Sa më sipër Gjykata arrin në konkluzionin se, fjalët dhe shprehjet e përdorura në artikullin e dt. 04.02.2004, me titull “Shqiptarë vini kujen!”, të botuar në gazetën “Koha Jonë”, i kanë kaluar caqet e një lajmi me karakter informativ, apo të një kritike, e cila synon njohjen e publikut me punën e liderëve politikë në drejtim të Shtetit apo jetës shoqërore të tyre. Fjalët dhe shprehjet e përdorura në këtë shkrim janë në kapërcim të të drejtave të mbrojtjes së reputacionit (nderit dhe dinjitetit) të paditësave, të drejta këto të garantuara dhe mbrojtura nga rendi juridik apo zakonet e mira në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Sipas Gjykatës, ato synojnë një qëllim të keq, cënimin e nderit a personalitetit të paditësave, të cilëve u adresohen këto kritika apo opinione.

…Dhe vendimi

Gjykata arrin në konluzionin se shkrimi me titull “Shqiptarë vini kujen!”, i botuar në gazetën “Koha Jonë”, të dt. 04.022004, ka cënuar nderin dhe personalitetin e paditësave z.Fatos Nano, z.Agim Isaku dhe z.Ylli Manjani.

Përsa i përket masës së shpërblimit të kërkuar nga të tre paditësit nga pala e paditur Gjykata çmon se në përcaktimin e saj duhen patur parasysh:

• mënyra dhe mjeti me të cilin është realizuar cënimi i nderit dhe i personalitetit. Sa më e madhe të jetë fuqia e mjetit të përdorur për përhapjen e informatave dhe fuqia (shkalla) e përhapjes së tyre, që cënojnë nderin dhe personalitetin, aq më i madh do të jetë edhe shpërblimi që duhet të paguajë shkaktuesi i këtij dëmi. Në rastin konkret ky cënim është bërë nëpërmjet një artikulli të botuar në një gazetë kombëtare-mjet informimi publik, me tirazh të lartë.

• subjektin ndaj të cilit është shkaktuar ky dëm jopasuror. Në rastin konkret, këto subjekte janë politikanë. Nisur edhe nga sa parashtruam më lartë në këtë vendim, Gjykata arrin në konkluzionin se, sa më i lartë të jetë pozicioni i të dëmtuarve në hierarkinë e pushtetit politik ose ekzekutiv, aq më të gjëra dhe më të tolerueshme janë kritikat dhe opinionet në drejtim të tyre. Si rrjedhim, aq më i vogël do të jetë edhe dëmi që kanë pësuar këta persona në raport me njerëzit e thjeshtë.

• fuqinë dhe aktivitetin ekonomik (aftësinë paguese) të personit që ka shkaktuar dëmin jopasuror dhe atij që ka pësuar këtë dëm. Në rastin konkret, Shoqëria “Koha” është një shoqëri që ka në pronësi të saj dy gazeta të njohura, me një tirazh relativisht të lartë dhe një çmim 40 lekë për gazetë (çka u pohua edhe nga përfaqsuesi palës së paditur në seancë gjyqësore), ndërsa paditësit janë punonjës të aparatit shtetëror, në role drejtuese, të cilat u ofrojnë të ardhura të kënaqshme.

Si rrjedhim gjykata vendosi:

Detyrimin e palës së paditur shoqëria “KOHA” sh.p.k. me ortak të vetëm z. Nikoll Lesi (gazeta “Koha Jonë” me botues z. Nikoll Lesi) të paguajë në favor të paditësave z. Fatos Nano, z. Agim Isaku dhe z. Ylli Manjani shumën 2 000 000 (dy milionë) lekë si shpërblim për cënimin e nderit dhe të personalitetit të tyre nga pala e paditur.

vendim media 2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY