Ironizon Berisha: Rama në 4 nëntor 1990 zhgërryhej në Tiranë, sot flet...

Ironizon Berisha: Rama në 4 nëntor 1990 zhgërryhej në Tiranë, sot flet për hapje kohe në meshën e parë

53
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar sot deklaratën e kryeministrit Edi Rama, sipas së cilës, ai ishte pjesëmarrës në meshën e parë fetare, në 4 nëntor 1990, në Shkodër.
“E mbani mend kur tregonte se si u hap koha në Shkodër në meshën e parë fetare 4 nëntor 1990 në Shkodër, kur ai zhgërryhej në Tiranë”,ironizoi Berisha.
Këtë ironizim ish-kryeministri e bëri në seancën e sotme plenare, ndërsa denoncoi se “punëtorët e uzinës së Ballshit kanë 5 muaj pa rroga dhe se nuk sigurojnë dot kafshatën e fëmijëve të tyre. E gjithë kjo ka një emër, sivallaun Kokëdhima, i cili në një kohë të shkurtër i ka shkaktuar Albetrolit mbi 100 milionë dollarë dëm”, denoncoi Berisha.
Duke denoncuar edhe masat më të fundit shtrënguese ndaj biznesit, Berisha i kujtoi Ramës revoltën e shprehur me vezë nga studentët disa ditë më parë.
“Ngado që shkon e ndjekin vezë. Për ti shpëtuar vezëve iku dje nga Kryeministria, ndërsa studentët protestuan sërish”, u shpreh më tej Berisha.
Për ish-kryeministrin masat drastike ndaj biznesit janë unikale, dhe se nuk gjen një vend tjetër të aplikojë të tilla masa.
“A gjeni kund në botë masa të tilla antibiznes siç po vendos nipi i Spiro Kolekës, gjeni kund në botë masë të tillë, të fusësh në burg për kuponin tatimor, apo a gjeni kund në botë terror të tillë ndaj biznesit. Edi Rama ndjek shembullin e Spiro Kolekës xhelatit të shqiptarëve, ndjek shembullin e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror. Naftëtarë, punëtorë e inxhinierë të naftës nuk ka shpresë, shpresa e vetme është të ngrihemi”, përfundoi apelin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY