DYSHIMI/Motori në vrasjen e Artan Santos në magazinën e Ervis Martinaj

DYSHIMI/Motori në vrasjen e Artan Santos në magazinën e Ervis Martinaj

620
0
Shares

 

Sipas skedarit të policisë, 33 vjecari nga Burreli, Ervis Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi është hetuar për vepra të rënda penale ndër to edhe vrasja e bankierit Artan Santo. Policia dhe prokuroria, bazuar në këto informacione ka hetuar për disa muaj Martinajn për këtë ngjarje, por që nuk është arritur të gjendet asnjë provë që implikonte 33 vjeçarin, sipas abcnews.

Policia thotë se pas informacioneve operative, dyshohet se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta. Ndërkohë në magazine u gjetën dhe sekuestruan shumë makineta të lojrave të fatit. Për organizimin e paligjshëm të lojrave të fatit, prokuroria e ka proceduar dhe dënuar disa herë Martinajn, I cili është edhe në process gjyqësor pranë Gjykatës së Tiranës.

Martinaj njihet edhe si një nga personat që në disa zona të kryeqytetit dhe rretheve ka aktivitet në biznesin e lojrave të fatit. Veprimtari për të cilën është proceduar disa herë penalisht për vepra të ndryshme penale në këtë fushë.

Gjatë vitit 2014 Martinaj është dënuar dy herë po për të njejtën vepër penale me gjoba, nga 60 deri 300 mijë lekë të reja.

Një prej këtyre rasteve është publikuar nga opinion.al dhe historia ka ndodhur dy vite më parë, në 2013, kur Martinaj u zbulua nga Prokuroria për organizim të basteve, falë një denoncimi që nuk kishte lidhje me të personalisht, por me atë që më pas do të zbulohej se ishte kompania që ai kishte krijuar.

Sipas dokumentit gjyqësor, një qytetar me emrin G. Berberi është ankuar në Prokurorinë e Tiranësse paratë e fituara në një pikë bastesh sportivenuk i janë dhënë.

Ai kishte lujatur në një pikë të tilla në rrugën “Frederik Shiroka” dhe kjo pikë sipas tij është në pronësi të shtetasit E. Gjetani. Konkretisht atë ditë ai ka vendosur rreth 40 bileta në shumat 500-1.500 lekë.

Për ndeshjen Tajikistan U17- Kargyztan U17 koinficenti për fitoren e skuadrës së pare ishte 8 dhe për këtë ndeshje ai ka vënë disa baste. Pas rreth dy orësh që perfunduan të gjitha ndeshjet, kompania BASTE LIVE ndërroi koificentin e ndeshjes Tajikistan U17- Kargyztan U17 nga 8.00 në 1.00 .

Pas kësaj ai ka komunikuar me shtetasin Johan Kokeri, punonjës te pika, i cili ka folur në telefon me punonjës të qendrës dhe ata i kanë thënë që ishte një gabim njerëzor. Më vonë ai ka komunikuar edhe me pronarin e kompanisë BASTE LIVE, Z. E. Gjetani dhe kanë vazhduar pretendimin e tyre se ky ishte një gabim njerezor.

Për të sqaruar këtë fakt, kallzuesi G. Berberi ka patur edhe një takim me shtetasin E. Gjetani dhe gjatë këtij takimi i është konfirmuar nga E. se nuk do të shlyhej”. Për këtë arsye thuhet në relacionin e Gjykatës së Tiranës, shtetasi G. Berberi ka paraqitur në Prokurori edhe biletat e luajtura në pikën e mësipërme me koificentin e mësipërm.

Por çfarë ka ndodhur? Pas verifikimit të kryer, Prokuroria e Tiranës ka rezultuar se kompania ka për ortak Ervis Martinaj, por pika e basteve ku paditësi ka vendosur skedinat ishte e paregjistruar, pra punonte në informalitet.

Për këtë arsye, pas dëshmive të mbledhura, Ervis Martinaj u dënua me gjobë 300 mijë lekë për “Organizim të Llotarive të Palejuara”, ndërsa personi që u bë shkak për zbulimin e pikës së paligjshme të basteve, nuk i mori paratë për ndeshjen me Taxhikistanin, e cila iu vlerësua me koificent 1.

Vrasje të tjera të pazbardhura ku emri i tij është lakuar nga hetuesit është ajo e Elvis Doçit, e ndodhur në tetor të 2013, vetëm pak ditë para nisjes së operacionit të policisë “Marrëzia e fundit” ku u bllokuan mijëra makineta të lojrave të fatit.

Në atë kohë, dyshohej se Doçi kishte dijeni për operacionin që do të ndërrmerrte policia në luftën kundër paligjshmërisë së lojrave të fatit.

Edhe shokët e Martinajt, Emiljano Nina rezulton i dënuar për vjedhje duke mos përjashtuar të kaluarën kriminale edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë vrasje, Mirsad Kuçanaj, Bujar Hasani e Oliver Gjoka. Ashtu siç ishte edhe viktima i shpallur në kërkim Enton Nikaj i dënuar me 14 vjet burg për vrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY