DOKUMENTET/ Djalit të Vali Leskajt, 1 milionë e 620 mijë euro të...

DOKUMENTET/ Djalit të Vali Leskajt, 1 milionë e 620 mijë euro të tjera për të prodhuar disa letra

86
0
Shares

PD ka denoncuar një tjetër rast abuzimi me fundet publike, ku sërish përfitues është djali i Valentina Leskajt, nënkryetar e Parlamentit.
Sipas deputetes së PD-së Arbiola Halimi, mësohet se djalit të nënkryetares së Parlamentit i janë dhënë me dy kontrata, nga ministria e Buqjësisë, 1 milionë e 620 mijë euro të tjera për të prodhuar disa letra

Deklarata e potë e deputetes Arbiola Halimi


arbiola halimi“1 milionë e 620 mijë euro ka marrë sërish djali i Valentina Leskajt, me dy kontrata, kësaj radhe me Ministrinë e Bujqësisë.
Qeveria ia jep këto para djalit të nënkryetares së kuvendit për mbikëqyrje të punës për rehabilitimin e digave dhe për të përgatitur planin e menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.
Ja ku janë dokumentet, kontratat.
1 milionë e 620 mijë euro për letra pra, që firma e djalit të zonjës Leskaj të prodhojë disa letra.
Nëse këto para do të ishin investuar për të rregulluar digën e Semanit, për të thelluar lumin, me siguri nuk do të ishin përmbytur qindra familje e biznese siç ndodhi një muaj më parë në Fier e në Vlorë.
lleskaj2Sigurisht qeveria dhe Edi Rama nuk e ka mendjen tek qytetarët.
Prioritet është zhvatja e parave, ndarja e milionave me miqtë e me klientelën.
Habi e madhe është se si djali i zonjës Leskaj qenka i vetmi në Shqipëri që ofron ekspertizë edhe për stresin e punonjësve të KESH-it në këmbim të 700 milionë lekëve për 4 muaj, po dhe ekspertizë për digat e lumenjve.
Ky është një korrupsion skandaloz dhe i paimagjinueshëm.
Ky është në fakt, shteti korruptiv që ka ngritur Edi Rama, shtet korruptiv që çdo ditë ndan paratë e shqiptarëve me rrethin e ngushtë të biznesmenëve të kryeministrit.
lleskaj3Partia Demokratike ka bërë një kërkesë pranë Kuvendit për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj, pasi djali i saj i madh mori hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet. Ligji i ndalon fëmijët madhorë të një parlamentari të marrin fonde apo të nënshkruajnë kontrata me zyrat publike.
Sot, ne do ti shtojmë kërkesës tonë, edhe këto kontrata që ka marrë ABKONS, firma e djalit tjetër të zonjës Leskaj.
Paratë dhe privilegjet duhet të kthehen, ligji duhet të funksionojë.
Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje, me çdo mjet”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY