Blushi: Në këtë parlament më duket vetja si në kushte paraburgimi

Blushi: Në këtë parlament më duket vetja si në kushte paraburgimi

43
0
Shares

Deputeti socialist i është rikthyer inkriminimit të deputetëve, sërish në fjalimin e tij të sotëm.
“Ky parlament ka aq shumë deputetë të inkriminuar, sa mua më duket vetja si në kushtet paraburgimi. Dhe është në turpin e atyre që i sollën, që i përdorën për vota dhe po i përdorin akoma sot për shkak se do hyjnë në anale e parlamentit më qeshrat dhe të turpshëm që kemi pasur ndonjëherë. Populli shqiptar i ka votuar se s’ka pasur një ofertë më të mirë, por si ka votuar ata por listat e partive”, u shpreh Blushi.
Për deputetin socialist kjo situatë është edhe defekt i drejtësisë shqiptare.
“A do ishte ky parlament kaq i ndotur në se do kishim pasur drejtësi të pavarur?”, pyeti Blushi, ndërsa po vetë u përgjigj “jo”.
“Ajo do ishte e vetmja rrugë për të penguar ndotjen e politikës. Ndaj reforma në drejtësi është një reformë politike. Unë besoj se dy palët në parlament dhe të paktën ata që kanë në dorë të vendosin për fatet, s’besoj se kanë më fuqi, aftësi, vullnet për ta pastruar këtë parlament. Besoj se vetëm drejtësia mund ta përmirësojë politikën në Shqipëri, të kemi frikë nga ligji dhe të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona”, vijoi deputeti socialist.
Në fillim të fjalës së tij, Ben Blushi ju referuar takimit më të fundit të përbashkët në Bruksel, ku edhe ai ishte pjesë e delegacionit shqiptar. Sipas Blushit, ndërsa Europa do të na integrojë, jemi ne ata që nuk e duam këtë integrim.
“Unë isha në Bruksel para dy ditësh dhe dua të them dy fjalë: Ajo që kuptova ishte se Evropa kërkon të na integrojë por kam përshtypjen se ne nuk duam. Progres raporti ishte shkruar më mirë seç do e shkruante çdo shqiptar që shkon në emigracion. Evropa ka vendosur të na integrojë kështu siç jemi pa e humbur durimin e vetë, besoj se është qasja më e drejtë për një vend problematik si ne. Nga ikjet jemi duke u zvogëluar kaq shumë, sa nuk do të qeverisemi dot pas pak kohësh. Europa po bën çdo përpjekje për të na integruar dhe ne po bëjmë çdo përpjekje për t’u larguar”, u shpreh Blushi.
Në fokusin e diskutimit të deputetit socialist ishin edhe aksionet dhe kërcënimet e fundit të qeverisë për burgosje. Sipas Blushit, ndërsa burgosen të gjithë për gjithçka, vetëm politikanët nuk burgosen.
“Ka një debat se kush meriton që të shkojë në burg, një student që proteston, si  një klient se s’ka kupon tatimor, si një fukara se ju prish çatia dhe të nesërmen ai guxon ta riparojë, shkon në burg edhe si gazetar se thua të vërteta apo e deformon të vërtetën… Por si politikan a shkon në burg? Deri tani jo, s’ka ndodhur, të gjithë kanë shkuar dhe janë gati të shkojnë në burg, port politikanët jo. Klienti, fukarai, berberi janë zgjedhës po ne çfarë jemi? Jemi të zgjedhur, pse zgjedhësi shkon në burg dhe i zgjedhuri jo? Sepse s’kemi bërë asnjëherë një ligj që na ndëshkon ne. Ne përdorim procedurën për të shmangur ndëshkimin apo drejtësinë”, u shpreh Ben Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY