Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, rrëfehet prostituta 15-vjeçare: Punoja natë e ditë, tutorët as bukë për të ngrënë nuk më jepnin

10/11/2015
Durrës, rrëfehet prostituta 15-vjeçare: Punoja natë e ditë, tutorët as bukë për të ngrënë nuk më jepnin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Zbardhet dëshmia e prostitutës 15-vjeçare nga Durrësi. Në prani të psikologes, 15-vjeçarja, banore e Plazhit, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Durrësit, një ditë pasi ajo u shkëput nga duart e dy tutorëve, tashmë të arrestuar.
“U njoha rastësisht me Abiela Tafën. Ajo më mësoi si të vishesha dhe më detyroi të prostituoj. Në fillim më joshi duke më thënë se jam vajzë e bukur, jam e gjatë dhe bie shumë në sy. Më tha që do të bëja pasuri në një kohë të shkurtër. Do të bëja para, se ne në familje jemi të varfër. Nuk e di se si kam pranuar. Ka qenë mesi i muajit shtator, kur më gjetën klientë për herë të parë. Më morën të dy me Dritan Micin, në disa lokale në Tiranë, konkretisht te zona e Bllokut. Aty më gjenin klientë dhe më pas shkonim në hotel. Klientët ishin të moshave të ndryshme, por kryesisht moshë e madhe. Paguanin sipas rastit nga 5 mijë deri në 100 Euro. Kishte raste që më gjenin klientë në Durrës. Disa klientë në ditë. Puna nuk ishte vetëm natën, por edhe ditën. Mua nuk më kanë dhënë lekë. Më jepnin fare pak, sa për bukë, dhe ata mbanin paratë e mia. Desha disa herë ta lë këtë punë, por më kërcënonin me metoda të ndryshme. Thoshin se asnjëherë nuk do të më linin të qetë nëse nuk bëja punën që donin ta. Derisa u detyrova që denoncova në polici. Nuk mund t’i duroja më, më kishin shtënë frikën e tmerrin”, ka thënë vajza para policisë.

Arrestimi i dy studentëve tutorë
Menjëherë pas denoncimit, policia u ngriti kurth të rinjve. Në flagrancë arrestoi 25-vjeçarin me klientin nga Kosova dhe më pas edhe vajzën studente.
Në bazë të dëshmisë së dhënë nga 15-vjeçarja janë verifikuar lokalet dhe disa hotele në Durrës e Tiranë ku është prostituuar e mitura. Për shkaqe hetimore, vendet nuk janë bërë publike, ndërsa në hetim janë marrë edhe pronarët e tyre.  
Abiela Tafa, 21 vjeçe, banuese në Tiranë kishte rekrutuar minorenen, dhe së bashku me Dritan Micin, 25 vjeç, banues në Kamëz, shfrytëzonin të renë, së paku në 5 hotele e lokale në Durrës e Tiranë. 
Arrestimi i tyre në flagrancë  u bë në kuadër të operacionit të koduar “Studenti” nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës. Minorenia, klienti dhe Dritan Mici u kapën tek Ura e Dajlanit mëngjesin e së dielës, sapo klienti ishte nisur për në hotel. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj një 38-vjeçarit nga Prishtina, shtetasi B. K., i cili ka biseduar me Abiela Tafën që të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën kundrejt pagës prej 50 Eurosh.
Materialet e kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

(“Durrës Lajm”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.