SKANDAL & DOKUMENTE/ Ardian Çela 6 milionë lekë në ditë djalit të...

SKANDAL & DOKUMENTE/ Ardian Çela 6 milionë lekë në ditë djalit të Vali Leskajt për trajtimin e stresit te punonjësit e OSHEE-së

328
0
Shares

Djali i Valentina Leksajt, del si i implikuar në një tjetër aferë të dyshimtë korruptive. Këtë herë, është Ardian Çela, drejtori i OSHEE-së, i cili i ka dhënë 700 milionë lekë, ose 6 milionë lekë në ditë, Besnik Leskajt, për të trajtuar nga stresi, punonjësit e OSHE-së.
Ndërsa denoncon këtë fakt në emër të PD-së, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, përmend se të paktën katër kryefamiljarë kanë vrarë veten nga stresi i varfërisë, si debitorë të energjisë elektrike, duke shtuar se, “OSHEE, banda më famëkeqe e Edi Ramës, burimi më i madh i stresit dhe i depresionit për qytetarët”.

Deklarata e plotë e Grida Dumës


grida duma11“Kryefamiljarët, Qamil Zela, Llazi Nasi, Gjovalin Lazri, Arif Doda, ju  dorëzuan varfërisë dhe u vetëflijuan  për një faturë energjie, ndërsa nuk ju hap asnjë derë shpëtimi nga OSHEE;  sot familjet e tyre janë më keq se në mëshirë të fatit. Dhjetëra qindra mijëra familje që janë në fije të perit të zhytur në varfëri.
Por kush paska nevoje të trajtohet për tensionin e madh dhe stresin? OSHEE, banda më famëkeqe e Edi Ramës, burimi më i madh i stresit dhe i depresionit për qytetarët.
leskaj1Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin  ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE.
700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor.
leskaj2Ja ku janë dokumentet.
700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trajnim 4 mujor të punonjësve.
175 milionë lekë në muaj, ose afërsisht 6 milionë lekë në ditë i jep Edi Rama djalit të zonjës Leskaj, nga paratë e gjakut të shqiptarëve të marra me dhunë e me kërbaç prej OSHEE-së.
Fondi limit ishte 720 milionë lekë, dhe ofertuesi i vetëm është  djali i tjetër i zonjës Leskajt me 700 milionë lekë. Gjithçka e mirë-kalkuluar që paratë të ndahen, të shkojnë sipas porosisë së shefit të madh.
leskaj3Ju kujtojmë se për zonjën Leskaj ka një kërkesë në Kuvend për mbarimin e mandatit, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.
E keni dëgjuar Edi Ramën që thotë shtet, shtet, po bëjmë shtet.
Ky pra është shteti i Edi Ramës.
Shteti më i korruptuar në Ballkan, më i pamëshirshëm  i ngritur nga kryeministri më i korruptuar në Ballkan”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY