Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkodër, maskat bëjnë për në spital bashkëshortët e moshuar, dështon tentativa e grabitjes

08/11/2015
Shkodër, maskat bëjnë për në spital bashkëshortët e moshuar, dështon tentativa e grabitjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një çift të moshuarish kanë përfunduar me plagë të rënda në spital, mbrëmjen e djeshme, për shkak të dhunës së ushtruar nga dy persona të maskuar, të cilët kanë tentuar që t’i grabitin me armë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15 në fshatin Shtoj i Ri. Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, blutë pohuan se 76-vjeçari Maliq Tahiri dhe gruaja e tij 75-vjeçare, Life Tahiri janë goditur nga agresorët me qytë pistolete në kokë.
Mësohet se dy bashkëshortët, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia është duke punuar intensivisht për identifikimin dhe vënien në pranga të dy autorëve të krimit.

Ngjarja
Sipas policisë lokale, Maliq dhe Life Tahiri kanë qenë në banesën e tyre, kur kanë dëgjuar zhurmë. Kryefamiljari ka dalë në oborr, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë drejtuar pistoletën dhe i kanë kërkuar që t’u jepte paratë. 76-vjeçari ka bërë rezistencë, por grabitësit kanë hyrë me forcë brenda në shtëpinë e tij. Aty janë përballur edhe me bashkëshorten e Maliqit, e cila u ka kërkuar dy personave të maskuar që të largoheshin, pasi në të kundërt do të njoftonte policinë. Nën presionin e armës, dy të moshuarit kanë rezistuar duke mos folur asnjë fjalë, edhe pse kërcënoheshin me vdekje nga autorët. Pas 30 minutash grabitësve u ka humbur durimi dhe kanë goditur dy herë në kokë me qytë pistolete Maliqin dhe një herë në kokë bashkëshorten e tij, Lifen.

Alarmi
Në momentin kur maskat po largoheshin nga banesa, kryefamiljari ka qëlluar në ajër me armë gjahu, të cilën e mbante me leje.
Pas alarmit të dhënë nga të dëmtuarit, grabitësit janë larguar me shpejtësi, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Bashkëshortët e plagosur (jetonin vetëm në banesë) janë dërguar urgjentisht në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët e këtij spitali pohuan se 76-vjeçari ka mbërritur në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë plagë serioze në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.