Qeveria mashtron NATO-n, rrit artificialisht shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria mashtron NATO-n, rrit artificialisht shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes

73
0
Shares

Me vendime të njëpasnjëshme, duke i kaluar Ministrisë së Mbrojtjes,a setet të ndryshme të ministrisë së Shëndetësisë, po bëhen përpjekje për rritjen artificialisht të shpenzimeve të kësaj ministrie, në tentativë për të mashtruar NATO-n.
Denoncimi në emër të PD-së, bëhet nga Tritan Shehu, kreu i departamentit të Shëndetësisë, pranë kësaj partie.

Mesazhi i plotë i Tritan Shehut në “Facebook”


capturetsh“Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t’ja kaluar Ministrise se Mbrojtjese prej Shendetesise, Njesine e Helikoptereve Sanitare.
Ky vendim po merret mbas atij te parit, thellesisht demtues, per te transferuar Qendren Universitare te Traumes e Ortopedise se bashku me spitalin perkrah, perseri Mbrojtjes.
Dhe keto veprime pa asnje vizion perspektive e zhvillimi, merren vetem per te rritur ne menyre artificiale shpenzimet e ushtrise.
Keto amatorizma jo vetem nuk mund te bindin partneret tane te NATO-s per rolin tone ne ate aleance, por vecse demtojne mbarevajtjen e sistemit tone te shendetesise.
Ne kete menyre goditetet fatalisht edhe projekti i nevojeshjem i riorganizimit e konsolidimit te sistemit te Urgjences Mjekesore.
Njesia e Helikoptereve Sanitare e perbere me 5 unitete, u ngrit ne vitin 1994, u kualifikua ne keto vite ne funksion te urgjencave mjekesore, duke krijuar nje eksperience tonen pozitive, ne baze te modeleve te vendeve te zhvilluara.
Qendra e Traumes e ish Spitali Ushtarek me proces te filluar qe me 1993, ju njesua me vone sistemit shendetesor e Universitar.
Keto struktura thebesore kane nevoje per permiresime te metejshme  ne rrugen e filluar te zhvilllimeve.
Vendimet e fundit te Qeverise jane hapa mbrapa dhe demtuese.
Ministra e Mbrojtjes nuk i ka kapacitetet dhe as objektivat per zhvillimin e ketyre institucioneve te rendesishem shendetesor.
Kjo Qeveri vazhdon te vendose pa asnje logjike zhvillimi, ne menyra okulte, duke demtuar dhe ate qe eshte ndertuar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY