Mimi Kodheli në garë me Ilir Beqajn për korrupsionin me tenderat

Mimi Kodheli në garë me Ilir Beqajn për korrupsionin me tenderat

75
0
Shares

“Dje denoncuam garën e ethshme që Mimi Kodheli po bën me Ilir Beqën në fushën e korrupsionit, për të kapur çmimin e parë. Pasi zgjodhi dyqanin e telefonave në rrugën e Durrësit për të monitoruar hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës, të tjera afera kanë dalë në dritë”, denoncoi sot në emër të PD-së, deputetja Liliana Elmazi.
liljana elmazi 8 nentorSipas saj, “kontrolli ka zbuluar se Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje siç e detyron ligji, dhe për më tepër, kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte paracaktuar si fituese. Dhe firma fituese është një kompani pastrimi ku punonjësit e saj janë të regjistruar si fshesarë. Kontrolli ka nxjerrë edhe abuzime të tjera si rritje të fondit për blerje, më shumë se sa ishte kërkesa e ushtrisë për mjete të blinduara, dhe del se ministria ka ndryshuar kriteret e tenderit duke i përshtatur me profilin e kompanisë ku janë blerë më pas makinat. Të gjitha ndryshimet, të kritereve dhe fondeve, janë bërë brenda ditës, me një nxitim të pajustifikuar. Dëmi ekonomik në këtë rast është mbi 220 mijë euro, dhe procedura është shkelur me këmbë”.
“Kjo është skema që ka ngritur Edi Rama me ministrat e tij për të zhvatur milionat. Në tenderat e mbrojtjes, Rama e ka pasur edhe më të lehtë me Mimin e tij, falë përvojës së gjatë që kanë bashkë në këtë drejtim. Ky pra është shteti i Edi Ramës, shteti më i korruptuar në Ballkan, që mbahet nga qeveria më e korruptuar në Ballkan, me kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE gëzon 200 milionë euro pasuri, pasuri që po e shton ndërkohë çdo ditë, me ritëm të paimagjinueshëm”, përfundon deklarata e deputetes demokrate Lilian Elmazi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY