Fushë-Krujë, çifti i sëmurë nga epilepsia në mëshirë të fatit, i hiqet...

Fushë-Krujë, çifti i sëmurë nga epilepsia në mëshirë të fatit, i hiqet edhe ndihma ekonomike

113
0
Shares

Shkëlzen Deliu dhe Valentina Deliu janë një çift nga Fushë-Kruja të cilët vuajnë nga epilepsia. Për shkak të kësaj sëmundje, më parë ata janë trajtuar si invalid të grupit të dytë, por prej 3 muajsh u është hequr invaliditeti duke iu hequr kështu edhe ndihmën ekonomike që merrnin. Tashmë sëmundja e tyre është përkeqësuar edhe më shumë për shkak se nuk kanë mundësi të marrin ilaçet madje as ushqimet.
Ata jetonin së bashku me 2 fëmijët e tyre në një barake të ndërtuar me dërrasa por edhe ajo iu dogj. Tani ata jetojnë në një godinë të sajuar nga prindërit e Valentinës, por për shkak të mungesës ekonomike punimet nuk kanë mundur të përfundojnë.
Tashmë kur dimri ka filluar të ndjehet, familja e Shkëlzen Deliut jeton në një godinë pa dyer, pa dritare dhe vetëm me ndihmat që u japin komshinjtë dhe prindërit e Valentinës. Ata u bëjnë thirrje pushtetit që t’i ndihmojnë pasi vet nuk kanë asnjë mundësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY