Janë përkujtuar dhe nderuar sot ushtarakët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit te kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë kushtuar 46 ushtarakëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Në këtë ceremoni të përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ishin të pranishëm edhe Ambasadori britanik Nicholas Cannon Obe, Zëvendëskryetari i Kuvendit Edmond Spaho, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme si dhe shumë qytetarë.
Pas shërbesës fetare e cila u përmbyll me fjalët: “Ata dhanë të sotmen e tyre për të nesërmen tuaj” Presidenti Nishani u përkul me respekt dhe mirënjohje para memorialit të të rënëve në Shqipëri gjatë periudhës mes viteve 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarakëve britanikë duke vendosur një kurorë me lule dhe ku u mbajtën dy minuta heshtje nga të pranishmit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/