SHIFRAT/Qeveria Rama, gjysmën e parave që ndau Berisha për të përndjekurit

SHIFRAT/Qeveria Rama, gjysmën e parave që ndau Berisha për të përndjekurit

46
0
Shares

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim shpenzimet e parashikuara dhe pagesat që janë bërë nga Buxheti i Shtetit për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë në vitet 2007-2015.

te perndjekurit grafiku pagesa

Në vitin 2013 ishin parashikuar 3 miliardë lekë për kompensimin e ish-të përndjekurve, niveli më i lartë i programuar për këtë kategori nga Buxheti i Shtetit ndër vite. Ky financim i parashikuar në fillim të vitit nuk ndryshoi gjatë rishikimeve të buxhetit në muajt tetor dhe dhjetor. Deri në fund të 2013-s, Thesari i Ministrisë së Financave raporton për 2.99 miliardë lekë të disbursuara për këtë kategori apo 99.7% e shumës së parashikuar.

te perdnjekurt grafik 2013

Në Buxhetin Fillestar të vitit 2014 për kompensimin e ish-të përndjekurve u planifikuan 1.8 miliardë lekë, 40% më pak se në vitin 2013. Rishikimi i buxhetit 2014 në shtator nuk u shoqërua me rritje ose ulje të financimit për ish-të përndjekurit, pavarësisht ndryshimit të ligjit për kompensimin e ish-të përndjekurve për përshpejtimin e pagesave për personat që jetojnë ende.

Viti 2014 u mbyll me 1.76 miliardë lekë të paguara nga Buxheti, 41 milionë lekë më pak se sa ishin parashikuar në fillim të vitit.

Në vitin 2015 janë parashikuar 2 miliardë lekë për ish-të përndjekurit, 200 milionë lekë më shumë se në vitin 2014. Deri në muajin Shtator, 2015, Thesari i Ministrisë së Financave raporton për 1.51 miliardë lekë të paguara, duke realizuar në nivel nëntëmujori 76% të nivelit të programuar.

Muajt me pagesat më të larta rezultojnë marsi me 740 milionë lekë dhe qershori me 524 milionë lekë. Në muajt korrik dhe shtator, në bazë të shifrave të raportuara, nuk është bërë asnjë pagesë.

Që nga viti 2005, Buxheti i Shtetit ka paguar rreth 14 miliardë lekë në total për të kompensuar ish të përndjekurit politikë. Në vitin 2013, shpenzimet për ish-të përndjekurit përbënin 0.73% të Shpenzimeve Totale të Buxhetit, nivel i cili ra në 0.4% në vitin 2014 dhe 0.42% në vitin 2015. Në raport me PBB-në, shpenzimet për ish-të përndjekurit kanë ndryshuar nga 0.22% në vitin 2013, në rreth 0.13% në vitet 2014 dhe 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY