Qeveria po përgaditet të japë me koncension mbledhjen e TVSH

Qeveria po përgaditet të japë me koncension mbledhjen e TVSH

56
0
Shares

Edhe mund të mos duket e besueshme por qeveria e Shqipërisë po përgaditet të japë me koncension, mbledhjen e TVSH-së, një prej taksave me kontributin më të mahd në buxhet.

Sipas burimeve të besueshme ka një grup pune që po punon që ky shërbim ti jepet një kompanie private, në vijim të dhënies së shumë shërbimeve të tjera grupeve ekspertuese apo kompanive private nga disa institucione shterore si shëndetësia, Aluizni etj.

“Mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga TVSH-ja”, është shërbimi më i fundit që mund të kalojë në duart e privatit pavarësisht se është një e drejtë kushtetuese e tatimeve dhe doganave.

Në fakt, e gjithë kjo marrëveshje me kompaninë do të bëhet në formën e një “koncesioni të pakërkuar”, ku vetë shteti nuk ka dashur ta ofrojë si shërbim, por është privati ai që e kërkon.

Në fund të vitit 2014-të, Ministria e Financave ka ngritur një grup pune për të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar”. Grupi i punës e ka kundërshtuar këtë kërkesë, sipas vizionplus.

Në raportin që disponon ky tv dhe që e ka në duar edhe ministri Shkëlqim Cani, thuhet se sistemi bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe propozon zgjidhje jo të përshtatshme.

“Kjo formë, nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik tek privati përsa i përket tatimeve vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha përsa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues”, shkruhet në raport ndër të tjera.

Por pavarësisht këtij konstatimi, grupi i punës e ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën dhe ka dhënë miratimin për vijimin e procedurave të koncesionit, sipas vizionplus.

Menjëherë ministria e Financave e ka futur proçesin në fazën e dytë, dhe burime konfidenciale thonë se grupi i punës tashmë është duke hartuar termat e kontratës.

Redaksia e tv ka kontaktuar zyrtarisht Ministrinë e Financave për të ditur mënyrën se si do të vijojë ky proçes, por përgjigjja e dhënë nga ky dikaster është se nuk ka asnjë informacion mbi kërkesën që është drejtuar.

E njëjta pyetje është bërë edhe në siten e kryeministrisë transparenca.al, por edhe këtu nuk është kthyer asnjë përgjigje. Qeveria ka dështuar të realizojë planin e të ardhurave në tatime dhe dogana 9 mujat e parë të vitit 2015, ndërkohë që mendos se privatizimi i shërbimit të mbledhjes së TVSH mund të sjellë më shumë të ardhura.

Qeveria nënshkroi një kontratë të ngjashme me kompaninë britanike “Croën Agents” për të shtuar të ardhurat nga doganat, por pas vitit të parë, rezultatet konfirmuan dështimin e kësaj kontrate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY