Ndryshon data e ndeshjes, miqësorja Kosove-Shqiperi më 13 Nentor

Ndryshon data e ndeshjes, miqësorja Kosove-Shqiperi më 13 Nentor

66
0
Shares

Ka ndryshuar data e zhvillimit të miqësores në futboll mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ndeshja Kosovë Shqipëri përfundimisht do të zhvillohet më 13 nëntor e jo më 17 nëntor sic ishte paralajmëruar më parë.

Marrëveshja është arritur ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e aprovuar nga FIFA.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 14.00. Ndeshja Kosovë-Shqipëri do të ketë karakter festiv pasi që kuqezinjtë kanë siguruar pjesëmarrjen kampionatin evropian 2016 ndërkohë interesimi i futbolldashësve për këtë lojë është jashtëkazokisht i madh.

Ndeshja organizohet nga As Art& Event. Për detajet rreth cmimeve dhe shitjes së biletave do të ketë njoftime të tjera nga kompania që kujdeset për organizimin e ndeshjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY