Aktori dhe regjisori i njohur i Teatrit Migjeni në Shkodër Fatbardh Smaja, ndërroi jetë sot në QSUT. Ai u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare.
Drama e fundit që mban firmën e tij si regjisor është “Kandili i Argjandit”, e cila më 31 tetor 2015, u vu në skenën e Teatrit Migjeni, me rastin e 90 vjetorit të poetit Martin Camaj.
Për shkak të sëmundjes Smaja nuk mundi ta shikonte.
Vepra të tjera që ka sjellë në skenë janë dhe “Kandili i argjendtë”, “Rëndësia e të qenurit i sinqertë”, “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, I sëmuri për mend”, “Zeneli” e plot të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/